Hetim për tenderat, reagon KESH-i

19/11/2018 19:40

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka reaguar pas lajmit të Top Channel se Sekretariati i Energjisë në Vjenë ka vënë nën hetim KESH-in për manipulim në tenderat për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike.

KESH konfirmon se, pavarësisht aspekteve juridiksionale, aktiviteti i saj nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është në asnjë lloj hetimi.

Sipas KESH-it, shkresa e Sekretariatit ka ardhur si pasojë e një ankese të një shoqërie, që sipas KESH-it, njihet si “dëmtues i afirmuar” i imazhit të tij.

Top Channel