Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt nga burg me afat 30-ditor, në burg pa afat. Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndaj Martinajt janë ngritur edhe akzua që kanë të bëjnë me organizimin e paligjshëm të lotarive, fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, vepra që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinajt në fushën e basteve sportive.

Pas vendimit të Apelit, avokati i Martinajt nuk pranoi të prononcohej, por jashtë kamerave mësohet se ai do të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër këtij vendimi, që e mban Martinajn në burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti; ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A. Boshnjaku. 36-vjeçari Martinaj akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel