Nis ndërtimi i këndit të tretë të lojërave për fëmijë te liqeni, bashkë me të dhe kënd force

18/11/2018 10:07

Vogëlushët e zonës së Liqenit të Thatë, të Kopshtit Botanik dhe Selitës nuk do duhet të udhëtojnë deri te këndi i madh i lojërave te parku i liqenit për të luajtur apo argëtuar.

Kjo pasi Bashkia e Tiranës ka vendosur që lodrat t’ua çojë sa më afër. Në bashkëpunim edhe me donatorë privatë, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur ndërtimin e një këndi të tretë lojërash në zonën jug-perëndimore të Liqenit të Tiranës.

Kjo shihet si një mundësi argëtimi për të vegjlit në natyrë, por edhe për të populluar këtë pjesë të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, që deri para pak kohësh ishte e mbushur me ndërtime pa leje dhe grumbullim mbetjesh urbane.

Por jo vetëm kaq, pasi përveç këndit të lojërave në këtë hapësirë do të ndërtohet edhe një minikënd force, ku të rriturit mund të ushtrohen në aktivitet sportiv për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe në formë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel