Ndërkohë që tatimet kanë lajmëruar kontrolle të forta në terren për identifikim e subjekteve që nuk lëshojnë kuponat fiskalë, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka gjetur me shkelje gati 50 % të subjekteve të verifikuara në 2 javët e para të nëntorit.

Nga 1,574 kontrolle, 758 biznese janë kapur duke abuzuar me legjislacionin tatimor. Gjithsej janë vendosur 26,7 milionë lekë gjoba, ndërsa 12 biznese janë bllokuar për 30 ditë për mos lëshim të kuponit tatimor për herë të dytë.

Subjektet e kontrolluara ishin të cilësuar si me risk nga administrata tatimore, 268 biznese janë gjobitur për mos lëshim kuponi për herë të parë, ndërkohë që janë zbuluar raste të bizneseve të paregjistruar dhe me punëtorë të padeklaruar.

Kontrollet e Hetimit Tatimor janë përqendruar në qytetet kryesore të vendit, duke filluar nga Tirana dhe Durrësi, e me radhë deri në Sarandë, Korçë, etj.

Top Channel