Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Durrës, teksa një grua ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga pallati.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.5 të qytetit. Viktima është rreth 50 vjeç dhe mësohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit.

Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse është hedhur vetë nga pallati apo ka qenë një rrëzim aksidental.

Top Channel