Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se akset janë të kalueshëm, por duhen përdorur zinxhirë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë ne Qarkun e Korces, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bejne thirrje drejtuesve te mjeteve te tregojne kujdes maksimal ndersa udhetojne ne akset Korce-Voskopoje, Korce-Dardhe dhe Korce-Kapshtice, thuhet në një njoftim të ARRSH.

Kompanite e mirembajtjes kane nderhyre dhe vazhdojne punen per kriposjen dhe mbajtjen e rruges te hapur. Aktualisht nuk ka probleme  me kalueshmerine e mjeteve por ato duhet te qarkullojne me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore jane ne terren ndersa konsiderohet shume e rendesishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojne sinjalistiken dhe udhezimet e punonjesve te policise ashtu sikurse gjate oreve te nates te kene kujdes te shtuar.

Top Channel