Shiu i meteorëve “Leonid”, i cili njihet për vijat e shumta që mund të shihen në qiell, të krijuara nga meteorët, do të arrijë kulmin natën midis 17 dhe 18 nëntorit.

Meteorët do të jenë të dukshëm nga ora 12 e natës e deri në gjashtë të mëngjesit.

Pritet të bien rreth 20 meteorë për çdo orë, edhe pse pamja më e qartë do të jetë larg vendit tonë.

Mundësia më e mirë për t’i parë është në zona të hapura, larg dritave të qytetit.

Top Channel