Me tone të forta, deputeti i PD-se, Tritan Shehu ka numëruar gjithë arsyet se pse buxheti i planifikuar për shëndetësinë është i papranueshëm. Në një postim në Facebook, ai shkruan se me këtë buxhet po ecet “drejt niveleve tona Afrikano Qendrore”.

 

Postimi i Tritan Shehut

Buxheti 2019 ne Shëndetësi-Buxheti i “vazhdimësisë” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore. Ky material është krejt “shterpw”, nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, qw sw paku tw ngjallw ndonjë shpresw për përmirësime.

Nivelet e financimit tw sistemit ngelin me tw ultat nw Evropw me rreth 2,1 % tw GDP nga buxheti e rreth 0,6% nga Kontributet, tw dyja sw bashku rreth 130 E pwr capitas, nivel ky katastrofal, duke qëndruar përsëri te pagesat direkt te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellësisht anti-sociale kjo.

Asnjë fjale për konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet për ngritjen e cilësisë mjekimit e objektivat pwr kwtë. Kujdesi parësor semplifikohet vetëm me riparimet e disa qendrave shëndetësore, pa u paraqitur asnjë politike zhvilluese pwr atw.

Asgjë konkrete për domosdoshmërinë e rritjes se listës se rimbursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurisë medikamentoze. Ne lidhje me marrëdhëniet me sektorin jo publik dhe shfrytëzimin për publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetëm ndonjë deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgjë te dobishme.

Ndërsa per jetegjatesine e PPP, përfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtësisht te pa argumentuara.

Dhe ne fund dëshiroj te pyes autoret: po “Shëndetësia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji

Top Channel