Pak pas mesdite, mbi 1.600 tifozë skocezë, që kanë ardhur për të mbështetur kombëtaren e tyre të futbollit në sfidën me Shqipërinë, janë nisur me 32 autobusë nga Tirana drejt qytetit të Shkodrës, ku do të zhvillohet në mbrëmje ndeshja e futbollit.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në kryeqytet, skocezët i kanë shfrytëzuar edhe për turizëm, duke vizituar Tiranën dhe baret e kryeqytetit shqiptar.

Mikpritja dhe klima e kryeqytetit shqiptar kanë bërë që skocezët ta nxjerrin në plan të dytë ndeshjen. Madje, grupimi kryesor i tifozëve skocezë, “Tartan Army”, kanë dhuruar edhe një shumë prej 5.000 paund për një qendër që trajton fëmijët autikë në Tiranë.

Tingujt e gajdes skoceze dhe valleve tradicionale shqiptare shoqëruan këtë ceremoni modeste.

Top Channel