Policia e Shtetit ka publikuar sot listën e 16 personave më të kërkuar ne Berat. Mes personave më të kërkuar kryesisht për vrasje dhe me dënime të rënda është edhe një grua me emrin Mirela Muhametllari, e dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel