Ish e dashura po e dënonte me burgim të përjetshëm, e shpëton e ëma

17/11/2018 20:37

Një 21-vjeçar që rrezikonte të dënohej me shumë vite , deri në burgim të përjetshëm, ka shpëtuar falë një “selfie” të bërë nga e ëma.

Ish e dashura e akuzonte se i kishte hyrë fshehurazi në shtëpi, se e kishte rrahur dhe i kishte vizatuar një “X” në lëkurë me tehun e thikës.

Djali nga Teksasi u arrestua te vendi i punës dhe u mbajt në burg, nën akuzë për hyrje me dhunë në banesë dhe për për krime të tjera të rënda, të mbetura në tentativë. Për këto akuza, në Teksas mund t’i jepnin edhe dënim të përjetshëm.

Por kur mamaja e djalit lexoi deklaratën e vajzës paditëse, ajo pa orën ku akuzuesja thoshte se ishte kryer krimi. Aty u kujtua që në atë kohë kishin qenë bashkë, 90 km larg vendngjarjes, dhe kishin bërë një selfie.

Fotoja dhe celulari u kontrolluan nga laboratorët e ekspertëve. Orari kur ishte shkrepur fotoja u krahasua me të dhënat e kompanisë telefonike. Kështu vërtetua që fotoja ishte bërë realisht në orën që deklaronte mamaja, dhe gjykata e liroi djalin nga të gjitha akuzat.

FOTO GALERI
1/8
Vajza deklaroi në polici: “Arrija ta dëgjoja lëkurën se si çahej nga thika e tij”

Top Channel