Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci kërkon t’i ndryshojë fytyrën skuadrës për eliminatoret e Evropianit dhe për të peshkuar një zëvendësues për Elseid Hysajn i ka “hedhur grepat” në Argjentinë!

Mbrojtësi i djathtë që kërkon të afrojë tekniku italian është Tomas Ezequiel Guidara, një argjentinas me origjinë shqiptare, për të cilin sot ka shkruar edhe gazeta e njohur sportive “Ole”.

Guidara ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë. Aktivitetin e tij si futbollist e ka kryer te klubi Belgrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.

Top Channel