Kishte kohë që kish munguar në ekran por këtë të shtunë Aurela Hoxha, e cila prej disa kohësh jeton në Spanjë, ishte e ftuar në programin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Për herë të parë, modelja e njohur u shfaq me bikini në një studio televizive dhe qëndroi ashtu deri në fund të programit. Ishte një model shumë i këndshëm bikinish i shoqëruar me një fund transparent për ta kthyer edhe si një veshje që është trend tashmë.

Aurela zgjodhi sfidën në lojën “E vërtë apo sfidë” duke i dhuruar pikë skuadrës e duke pranuar të hiqte fustanin e saj të kuq për të qëndruar me bikini deri në fund të programit.

Kjo ishte ajo që duhej të “paguante” pasi refuzoi lojen “Mos mba me hatër” dhe humbi pikë për skuadrën. Lojë që na la të kuptonim që është në një marrëdhënie pasi batuta e saj me Mihrije Brahën ishte: “Ti e ke këtu burrin dhe mund ta luash ndërsa unë jo”.

Top Channel