Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Mirakë, ku një autobus me nxënës është përplasur me një makinë tip Honda.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri i mjetit Hoda, shtetasi me iniciale E.P. është lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale G.P., 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel