Për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Ilir Meta, ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të Ministrisë së Brendshme deri sa Kryeministër të jetë Edi Rama, i cili sipas tij, mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, mbyllet reagimi i Bashës.

top-channel.tv/2018/11/16/dekretimi-i-lleshit-nga-meta-reagon-kryeministri-rama/

  Presidenti Meta dekreton ministër të Brendshëm Sandër Lleshin, reagon Rama e Basha

Top Channel