Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dije se rreth 8.1 km kanal kullues Urë-Vilu është pastruar e sistemuar plotësisht nga mjetet e Bordit të Kullimit Lezhë, duke përmirësuar kullimin për 15000 ha tokë bujqësore në zonën e Shkodrës.

Ai publikon pamje nga puna për çlirimin e këtij kanali kullues që mundëson ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore në zonën e Shkodrës.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga puna për çlirimin e kanalit kullues 8.1 km të gjatë Urë-Vilu që mundëson ujitjen dhe kullimin për 15 mijë Ha tokë bujqësore në zonën e Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel