Prostitucioni nuk lejohet në shumë vende të botës, përfshi Shqipërinë, por në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me 100 të rrahura me kamxhik në publik.

Por ja që dhe kjo e ka një zgjidhje për profesionin më të vjetër në botë. Burrat në këto zona lejohen të martohen ligjërisht me më shumë se një grua. Kjo bën që disa gra të ofrohen të martohen përkohësisht, që nga një orë e deri në një muaj.

Gazetarët kanë zbuluar në rrjetet shoqërore në Iran, si Telegram e Twitter, grupe ku martesat e përkohshme reklamoheshin si formë prostitucioni, duke bërë që burrat të mos rrezikojnë të dënohen edhe nëse kapen.

Sipas ligjit, gratë që divorcohen duhet të presin dy muaj e pastaj mund të martohen sërish.

FOTO GALERI
1/4
Në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me 100 të rrahura me kamxhik në publik.

Top Channel