Në Mushnik të Rrogozhinës banorët e zonës lajmëruan mediat se prej një muaji po priten masivisht pyjet. Firma që ka kontratë me Bashkinë thotë se po i përmbahet asaj duke pastruar vetëm drunjte që ka rrëzuar erozioni, moti i keq apo zjarret. Megjithatë një vëzhgim në terren tregon se pemët e prera nuk janë vetëm ato të dëmtuara.

Në masivin pyjor pranë fshatit Mushnik në Rrogozhinë prej një muaji po priten pishat. Përfaqësuesit e firmës që i pret thonë se kanë kontratë me bashkinë e Rrogozhinës për të pastruar pyllin duke vetëm drunjtë e dëmtuar nga djegia apo ato që ka rrëzuar moti i keq.

Por gjatë një vëzhgimi në terren pas lajmërimit nga banorët e zonës, në pyll duket qartë se pemët e prera nuk janë vetëm ato të dëmtuara
Tenderi ia akorduar nga bashkia e Rrogozhines vlen 300.000 mijë lek ndërsa firma përfiton dhe paratë e shitjes së druve që pastron nga pylli.

Të kontaktuar në telefon mbi bazën e këtyre fakteve përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë nuk japin sqarime. Inxhinieri i pyjeve në bashkinë Rrogozhinë, Artur Kaja, thotë veëem se bashkia ka një urdhër nga Ministria e Mjedisit dhe kjo leje mban datën 29.12.2017, por nuk jep shpjegime nëse do të verifikohet pemët që duket se janë prerë në shkelje të kontratës.

Top Channel