Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë-Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor ku një 34-vjeçar, Tonin Ndreca duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Policia nga kqyrja e mjetit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde te dyshuar narkotike Kanabis Sativa në mjetin e të aksidentuarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima Tonin Ndreca

Top Channel