Sfida mes Portland dhe Los Angeles Lakers hyn në historinë e NBA dhe kjo falë Lebron James. “The King” shënoi 44 pikë në fitoren 127-116 dhe tashmë e sheh veten mes 5 shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin amerikan të basketbollit me 31425 pikë të shënuar në karrierë duke lënë pas legjendën e këtij kampionati, Wilt Chamberlain.

Për Portland, Lillard zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me 31 pikë e 11 assist, por në fund u desh të dorëzohej përballë mbrëmjes historike të LeBron James.

Boston nuk hasi në asnjë vështirësi në sfidën me Chicagon të zhvilluar në TD garden. Skuadra e Celtics e fitoi këtë përballje 111-82 duke treguar se po vjen në formën më optimale të saj. Broën me 18 pikë, Irving me 17 dhe Tatim me 14 drejtuan Bostonin drejt kësaj fitoreje. Ndërsa për Bulls, Lavine nuk bëri të njëjtën paraqitje si në ndeshjet e kaluara duke e mbyllur këtë sfidë me vetëm 10 pikë të shënuara dhe kjo duket se pati peshë tek e gjithë skuadra e Chicagos.

Detroit mundi Toronton 106-104 dhe kjo falë trajnerit Dwane Casey, i cili sezonin e kaluar ishte pikërisht në drejtimin e Raptors. Dhe në fakt ishte Casey ‘arkitekti’ i skemës së Pistons në aksionin fundit të ndeshjes, një aksion ky që solli edhe pikët e fitores së kësaj skuadre.

Griffin ishte shënuesi më i mirë i kësaj sfide me 30 pikë, ndërkohë që ai rrëmbeu edhe 12 topa në tabelë. për toronton, u dallua i zakonshmi Leonard me 26 pikë, por kjo statistikë nuk i mjaftoi skuadrës kanadeze.

Top Channel