“Bularati”, Meta në “Open”: Shërbimet të “hapin sytë”, të përgatitemi për provokime të tjera!

15/11/2018 22:16

Ndër të tjera, Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.

Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.

Top Channel