Diego Pablo Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid edhe për ca kohë.

Sipas Radio Marca, trajneri argjentinas, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor të vitit të ardhshëm, është shumë pranë rinovimit me ‘Los Colchoneros’ edhe për një sezon tjetër, deri në 2020.

Gjithnjë sipas Radio Marca, bisedimet mes drejtuesve të Atleticos dhe trajnerit argjentinas kanë nisur gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt pritet që ai të firmosë kontratën e re.

Mësohet se Simeone me kontratën e re do të përfitojë një shifër më të larta nga ajo e sulmuesit francez, Antoinne Griezmann që kap vlerën e 20 milionë Eurove.

Por jo vetëm kaq, Radio Marca bën të ditur se në kontratën e Simeones përfshihet edhe një klauzolë që e lehtëson largimin e tij nga skuadra madrilene në rast se nuk e respekton plotësisht atë.

Top Channel