Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion prej rritjes së çmimit të karburantit në Francë.

Drejtuesit e automjeteve në vend planifikojnë në 17 nëntor bllokimin e të gjitha rrugëve kryesore me situatën e përshkallëzuar edhe përmes mediave sociale ku zemërimi mbi rritjen e kostos, sa vjen e rritet.

Macron megjithatë ka këmbëngulur në rritjen e taksave mbi karburantin me idenë të promovohen dhe zhvillohen forma më të gjelbra transporti.

Po si janë çmimet e çmimit të naftës në Francë krahasuar me ato të vendeve të tjera europiane?

Me 1,38 euro të paguara për një litër karburant, sipas FuelsEurope, Franca renditet e 11-ta në Europë. Norvegjia është vendi më i shtrenjtë; atje karburanti shitet €1.75 euro litri. Holanda, Islanda, Italia dhe Greqia janë nder 5 shtetet më të shtrenjta në këtë drejtim në kontinentin e vjetër dhe hyjnë në 20-tëshen e parë në nivel global.

Në Shqipëri ndërkohë, një liter karburant është 1,43 euro. Në anën tjetër të shkalles matëse qëndrojnë Rusia, Moldavia, Ukraina, Maqedonia e Bullgaria me çmimet më të ulëta. Por edhe pse kostoja e karburantit është e vogël në Bullgari, ky serish vazhdon të mbetet një problem i përhershëm, dhe të dielën, me mijëra vetë dolën nëpër rrugë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të karburantit e ngritjes se taksave për makinat e vjetra që ndotin më shumë.

Top Channel