Tifozët e Juventusit nuk e kanë harruar aspak Paul Pogba dhe prej kohësh kishin filluar të ëndërronin për një rikthim të mesfushorit francez te Zonja e Vjetër.

Por futbollisti i frenoi menjëherë fantazitë e tyre duke deklaruar dashurinë për Manchester United pavarësisht problemeve me Mourinho dhe zërave për largimin e tij nga Old Trafford.

‘Kur u ktheva te Manchester United, për mua ishte diçka e bukur, ndjeva që u ktheva në shtëpi. Gjithnjë kam ëndërruar të luaj më këtë skuadër dhe të shënoj gola në Old Trafford. Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e parë, përveç shokëve të skuadrës dhe trajnerit. por pjesa tjetër e klubit ka mbetur njësoj. Jam kthyer në shtëpi, është sikur të mos jem larguar kurrë. te Juventus kam qenë me pushime për 4 vjet”, tha Pogba për revistën zyrtare të klubit anglez ‘Inside united’.

Kjo deklaratë nuk do të thotë se Pogba mohon eksperiencën e tij me Juventusin, përkundrazi, futbollisti është shumë i lidhur me Zonjën e Vjetër. Francezi në të vërtetë tregoi se ai i përket Manchester United duke shuar zërat e merkatos rreth të ardhmes së tij që së fundmi ishin shtuar shumë.

Top Channel