Partia Demokratike sulmoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e akuzuar se me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama nuk po heton kryebashkiakun socialist të Durrësit, Vangjush Dako.

Tre përgjimet e bëra publike nga dosja 339, sipas demokratëve, faktojnë lidhjen e Vangjush Dakos me bandën e Durrësit.

“Prokuroria po hesht me urdhër politik të Edi Ramës për arrestimin e Dakos. Shërbëtorët e Edi Ramës në prokurori duhet të thonë se kush po e mbron Vangjush Dakon nga forca e ligjit, kush ka penguar arrestimin e tij. Dako duhet të ishte në burg”, u shpreh Dhurata Çupi.

Për demokratët në Shqipëri, nuk ka për të pasur proces normal politik pa u ndëshkuar më parë krimi elektoral.

Top Channel