Gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç është një prej lojtarëve më të mirë të vite të fundit dhe kjo gjë nuk vihet në diskutim, por ai njihet edhe për karakterin e tij të veçantë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Për këtë ka folur edhe Toni Sapron, një ish-gjyqtar francez, i cili ka arbitruar edhe në kohën kur suedezi luante me PSG në Francë. Arbitri, i cili me profesion është oficer policie, nuk i ka kursye kritikat ndaj sulmuesit, madje duke e quajtur atë edhe të çmendur.

“Zlatan Ibrahimoviç është një njeri shumë i vështirë, jo vetëm për arbitrin, por edhe për shokët e tij. Ai është vazhdimisht i pakënaqur me lojën e tyre dhe shpesh kërkon kundërshtarët. Është i çmendur. Shpresoj se ai ka aktruar, pasi ka thënë shumë gjëra të çmendura. Shpresoj të mos mendoj ashtu në të vërtetë,” tha Sapron.

Francezi kujton një ndeshje mes PSG dhe Lorien në të cilën Ibrahimoviç shënoi 3 gola. Pas vërshëllimës së gjyqtarit, Zlatan iu afrua Tonit, duke ia shtrënguar gishtat dhe duke kërkuar nga arbitri t’ia japë topin.

Sapron nuk e pëlqeu këtë duke i thënë se gjithmonë e përfundon fjalinë me “ju lutem dhe faleminderit”.

“Është një çështje edukimi, ai thjesht nuk ka respekt”. Por në anën tjetër edhe Sapron nuk është aq i “pastër”. Ai u pezullua nga Shoqata Franceze e Futbollit në fillim të vitit 2018, pasi u përpoq të shqelmojë futbollistin e Nantes, Diego DiCarlos pasi e ndëshkoi me karton të verdhë. Menjëherë pas kësaj, ai përfundoi karrierën e tij.

Top Channel