Task Forca Antikorrupsion kryen kontroll administrativ dhe konstaton një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë rekomandohen masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali.

Rezultatet e kontrollit në lidhje me prokurimet publike dhe ekzekutimin e kontratave në fushën e trajtimit, menaxhimit dhe evadimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, furnizimit me medikamente dhe të tjera i bëri të ditura sot përmes një konference për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, e cila tha se janë rekomanduar 18 masa disiplinore,mes tyre drejtues dhe mjekë është rekomanduar.

Nga këto janë rekomanduar 9 masa disiplinore, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për monitorimin e kontratave, për mospërmbushjen e detyrimeve të përcaktuara ligjore, për ish-Drejtorin e Spitalit, aktualisht në detyrën e mjekut në këtë spital dhe 8 personat përgjegjës anëtarë të komisioneve të prokurimit dhe të komisioneve përgjegjës dhe 9 masa disiplinore, “vërejtje me shkrim”, për shkelje në procedura prokurimi, për Drejtuesin e Spitalit dhe 8 personat përgjegjës antarë të komisioneve të prokurimit.

Sipas ministers Gjonaj, Task Forca Antikorrupsion ka konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për evadimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të evadimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.

Edhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 9 vepra penale në fushën e korrupsionit. Janë proceduar penalisht 23 autorë, të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët 3 autorë janë arrestuar dhe 20 autorë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Top Channel