Kanté, unik edhe jashtë fushe duke refuzuar evazionin fiskal

14/11/2018 17:48

Në kulmin e stuhisë futbollistike që po krijojnë dokumentet e zbuluara nga piratët kompjuterikë, e që është pagëzuar me emrin “Football Leaks”, po del ndonjëherë edhe ndonjë histori pozitive.

Në një kohë kur evazioni fiskal dhe paratë “offshore” janë kthyer në modë për personazhet më të njohur të sportit, futbolli i pastër ka marrë emrin e N’Golo Kanté.

Mesfushori i Chelseat dhe Kombëtares franceze, unik në thjeshtësinë e tij brenda dhe jashtë fushës, refuzoi të bëhej pjesë e mashtrimit me taksat, duke u kujtuar agjentëve se i mjaftonte paga e majme që merrte.

Gjithmonë pas kuintave dhe duke bërë atë që ekspertët e quajnë “puna e pistë” në futbollin modern, N’Golo Kanté ka fituar simpatinë e të gjithë trajnerëve në ekipet që ka milituar, e tashmë sipas dokumenteve të zbuluara nga “hacker”-at, edhe të tifozëve.

“Football Leaks” po arrin të trondisë themelet e ekipeve të rëndësishme, si Paris Saint-Germain apo Manchester City, por ka sjellë përmes kampionit të botës me Francën edhe një imazh pozitiv në sportin më popullor të planetit.

Top Channel