Hetim për pastrim parash, bastisen zyrat e ekipit të Mouscronit në Belgjikë

14/11/2018 21:11

Hetimi për mashtrim në shuma të mëdha dhe për pastrimin e parave, përmes sportit më popullor në planet, i çoi hetuesit në selinë e skuadrës belge të Mouscronit.

Ekipi, aksionet e të cilit kontrollohen nga Pini Zahavi, arkitekti i transferimit të bujshëm të Neymarit te Paris Saint-Germain, dyshohet se ka pasur një rol aktiv në manovrat e pista.

Tre persona janë arrestuar pas transaksioneve të dyshimta dhe xhirimit të aksioneve, në fillim në kompani me bazë në parajsat fiskale, e më pas sërish në Belgjikë.

Top Channel