Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja shton se përvoja e viteve të fundit na ka mësuar që emergjencat kanë nevojë për përmirësime edhe sa i përket kuadrit ligjor. Ajo shprehet e hapur për konsultime, megjithëse projektligji është gati.

“Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi. Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së”, shkruan Xhaçka.

Top Channel