Afron sfida Itali-Portugali, shiten 62 mijë bileta në “San Siro”

14/11/2018 20:56

Milano është përfshirë nga entuziazmi i zbarkimit të kombëtares italiane të futbollit, për një ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve, si ajo ndaj Portugalisë.

Të paktën 62 mijë bileta janë shitur deri këtë mesjavë, për impenjimin e fundit të “të kaltërve” në turneun e UEFA-s, që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “San Siro”.

Për të shpresuar futjen mes 4 më të mirëve, Italia, veç llogarive duhet të fitojë edhe ndaj luzitanëve, e në këtë 90 minutësh atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Top Channel