Neven Plantak është zyrtarisht trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Tekniku kroat nuk humbi kohë dhe, pas prezantimit të tij, filloi menjëherë punën.

Ai zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën shkodrane në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.

Në të njëjtën ditë me trajnerin, Vllaznia prezantoi edhe 3 basketbollistë amerikanë: Hundley, Austin Dasent dhe Malik Carter.

Drejtori teknik i Vllaznisë, Altin Halili nuk e fshehu optimizmin e tij për sezonin e kësaj skuadre.

Muaj më parë, ekipi shkodran i basketbollit rrezikoi të shkrihej, për shkak të mungesës së financimeve nga bashkia, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe situata premton për rikthimin e Vllaznisë në nivelet që i takon qytetit të Shkodrës.

Top Channel