Top Talk/ Bushati: Do të ulim TVSh-në për inputet në bujqësi

13/11/2018 16:25

Ervin Bushati njoftoi në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se mazhoranca ka rënë dakord që të ulë TVSH-në për inputet në bujqësi.

“Kemi një propozim për inputet në bujqësi. Kemi rënë dakord që të ulet TVSH-ja, që të shkojë në 6%. Po negociojmë më të mirën”, deklaroi sekretari i grupit parlamentar të PS-së.

“Prandaj dhe i bëj thirrje opozitës që të vijë në komision dhe të diskutojmë”, shtoi Bushati.

Top Channel