Top Talk/ A do të taksohen të gjitha pagat? Ervin Bushati përgjigjet në “Top Talk”

13/11/2018 16:19

Ideja e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për futjen edhe të pagave nën 30 mijë lekë në sistemin e tatimit mbi të adhurat personale u diskutua në Top Talk, ku i ftuar ishte Ervin Bushati, sekretar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Duam të bëjmë më të mirën për qytetarët. Deri më sot, 30 000 lekë të reja tatohen në zero. Duam që deri në 40 000 lekë ta bëjmë 0 taksën. Kjo është logjika, por do të shohim llogaritë. Nuk ka rëndësi mendimi im personal”, theksoi Bushati.

“Do të diskutojmë sërish me Ministrinë e Financave. Por, është gati simbolike taksa 1,5%”, shtoi Bushati.

Top Channel