Lionel Messi vazhdon të shkruajë faqe të historisë së futbollit spanjoll. Kapiteni i Barcelonës përjetoi të hënën një pasdite fantastike, teksa mori në dorëzim dy trofe të “Marca 2018”.

Sulmuesi argjentinas mori në duart e tij trofeun për “shënuesin më të mirë” për sezonin 2017-2018, gjë që i ndodh për të pestën herë, duke vënë në shënjestër rekordin e Telmo Zarrës.

Sulmuesi mitik i Athletic Bilbaos arriti të fitojë në sezonin 1952-’53 trofeun e golashënuesit më të mirë në La Liga për herë të 6 në karrierën e tij.

Në sezonin aktual, Messi ka 9 gola të shënuar, aq sa edhe shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez. Argjentinasi u bë i pari futbollist në kampionatin spanjoll që kaloi kufirin e 300 golave të shënuar, e tani është vetëm 8 gola larg shifrës së 400 finalizimeve.

Një tjetër trofe që iu dha Lionel Messit ishte ai “Di Stefano”, që i akordohet futbollistit më të mirë të sezonit dhe është një sinonim i lojës së bukur, pasimeve, mbajtjes së topit, organizimit dhe saktësisë së lojës.

Top Channel