Vetëm gjatë vitit 2018 në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë. Të dhënat e 10-mujorit u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor. Në sajë të programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në procedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë” që prej shpalljes të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore, konkretisht:

– 715 infermierë
– 68 mami
– 18 teknikë laboratori
– 15 teknikë imazherie
– 4 fizioterapistë.

Me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% rritje të pagave për mjekët dhe infermierët. Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

Top Channel