Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është i ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Por ministri u prit me protesta nga banorët e Unazës së Re përpara ambienteve të Top Channel. Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.

“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.

  Gjiknuri në Open/ Banorët e Unazës së Re protestë përpara Top Channel

Më tej, ministri tha se projekti i Unazës së Madhe është një projekt i vitit 1989 dhe është mjaft i rëndësishëm për kryeqytetin. Ai tregoi edhe zgjidhjen e menduar për banorët e prekur.

  Open/ Protesta e banorëve para TCH, Gjiknuri: Shtysë politike, e rëndësishme të gjejmë zgjidhje

“Ndryshe nga PD ne kemi menduar një zgjidhje për personat që nuk shpronësohen. Ne kemi menduar që për të gjithë banorët që do u preken banesat, do të trajtohen me bonuse për qiranë për disa vite. Ne do ta çojmë deri në 3 vjet. Ne do t’i japin 3 vjet qira këtyre banorëve, të cilët më pas do të trajtohen si të pastrehë dhe do të marrin kredi të buta për banesa. Ky projekt është i rëndësishëm dhe ne nuk do të lëmë asnjë banor në rrugë”, u shpreh Gjiknuri.

Top Channel