Fillimi i kësaj jave, përkoi me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “forca e ligjit”.

I prezantuar me shumë bujë në kohën kur në Shqipëri shërbente ende ambasadori amerikan Donald Lu, task forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin ne vend. Por 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara.

Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën.

Por “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë.

Ndërkohë vetëm gjatë kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal.

Pas dorëheqjes së Xhafajt, i emëruari si zv/ministri Sandër Lleshaj do zërë pozicionin e lënë bosh në task Forcës qendrore ndërinstitucionale të ngritur për këtë operacion.

Top Channel