Lëkundjet e tërmetit në detin Jon nuk kanë të ndalur. I fundit i regjistruar në sistemin e Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare është ai i orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.

Lëkundje të mëhershme janë regjistruar edhe në orën 7:32, 3:40, apo dy herë pas mesnatës, por që të gjitha kanë qenë me magnituda më të vogla sesa 4.

Ai me magnitudën më të lartë raportohet ta ketë pasur epiqendrën në det të hapur, në zonën pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia, por lëkundjet e tij janë ndierë deri në Patra e Athinë. Thellësia e tij ka qenë 10 km.

Top Channel