Në Lushnje ka nisur fushata sensibilizuese për diabetin. Mjekë dhe infermierë kanë ngritur një çadër në qendër të qytetit, e kanë nisur depistimin e popullatës.

Analiza kryhet falas, ndaj interesi ka qenë i madh. Disa prej tyre e kryenin për herë të parë këtë analizë.

Mjeku endokrinolog, Admirim Bame pohon se 4.000 pacientë janë të regjistruar me këtë sëmundje, ndërsa në 200 depistime të kryera këtë të dielë, 5 prej tyre kanë dalë për herë të parë me diabet.

Moshat mbi 60 vjeç kanë qenë më të interesuar për të kryer kontrollin mbi diabetin.

Numri i të sëmurëve me diabet është rritur.

Top Channel