Blogerja australiane e quajtur Newsha Syeah, tha se nuk u lejua të futet në muzen ë Luvrës, në Paris, për shkak të veshjes shumë “ekstravagante”.

Ajo thotë se roja te dera e përzuri duke bërë lëvizje dore me neveri, e duke i thënë të shkonte e të mbulohej.

Pasi u ul në një kafe aty pranë, ajo e ndau shqetësimin me 231,000 ndjekësit në Instagram.

“Kujtoja se Luvrë, një galeri ku trupi femëror nderohet aq shumë, nuk merrej me rregulla arkaike. Por ja që gabohesha”, thotë ajo.

Ndjekësit jo vetëm që e mbështetën, por disa ndanë histori të ngjashme për muzeun. Edhe ata ishin përzënë me mungesë të madhe mirësjelljeje, për shkak të veshjes.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel