Të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare do t’i japin një tjetër pamje e energji emisionit “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën këtë të shtunë në mbrëmje.

Drejt e nga Kosova do të vijnë posaçërisht për të luajtur, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj Engjëllusha Salihu, të cilat jo vetëm që do të na kënaqin me humorin e tyre por edhe do të përballen si “nënë e bijë” në skuadra të ndryshme.

Nga Tetova e Maqedonisë do të vijë në “Shiko kush Luan” këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili do të zgjedhë një nga vajzat e shoëbiz-it për tu martuar dhe do tregojë çfarë ndjesish pati nga dasma e ish të dashurës së tij Afërdita Dreshaj”. Shpati, ekskluzivisht për “Shiko kush Luan” do të flasë siç ai di më së miri, “troç” fare.

Ndërkohë për të gjithë të rinjtë që e adhurojnë aq shumë, Seven Saraçi do të luajë në “Shiko kush Luan” e do t’i japë tjetër energji duke thënë disa të vërteta që nuk i dinim më parë. S’ka këngë e valle pa Valbona Memën, e cila gjithashtu do të jetë e ftuar këtë të shtunë. Hygerta Sako, nga “Miss” në gazetare sporti do të na tregojë më shumë për jetën e saj personale dhe do të flasë hapur për koleget e saj.

Pjesë e rëndësishme e “Shiko kush luan” do të jetë edhe politikania Grida Duma e cila do t’i përgjigjet çdo pyetjeje të Luana Vjollcës me sinqeritrtin e një bisede mes vajzash.

Top Channel