600 punëtorë të firmave nënkontraktore, të cilat kanë punuar në ndërtimin e “by pass”-it të Fierit dhe “by pass”-it të Vlorës, protestuan për të 12-n herë në rrugën nacionale në hyrje të Fierit.

Në këtë protestë ata kërkuan që shteti të mundësojë shlyerjen e pagave të 22 muajve. Në të kundërt nuk do të lejojnë që një kompani tjetër të nisë punimet.

Protestat e punëtorëve të firmave nënkontraktore nisën menjëherë pasi shteti shqiptar çeli procedurat për rihapjen e tenderimit të kësaj vepre.

Kontraktori i huaj pas 7 muaj punë të papaguar, braktisi kantierin dhe detyrimet ndaj nënkontraktorëve i kaluan Autoritet Rrugor Shqiptar, në bazë të kodit civil dhe kontratës midis palëve.

Sipas protestuesve, shteti ka marrë 9.6 mln euro, garancinë e kontratës nga kompania dhe paratë po devijohen në investime të tjera.

Top Channel