Protestë për shtëpitë, banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën

09/11/2018 08:30

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e së premtes, duke bllokuar rrugën për rreth një orë.

Ata kanë deklaruar se nuk do lejojnë prishjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit. Me pankarta në duar banorët kanë zënë të dyja anët e Unazës së Re, e për këtë arsye është bllokuar totalisht qarkullimi deri në orën 9:00.

Ata thonë se i kanë banesat në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

Top Channel