Ervin Kurti nuk largohet nga Top Channel, në janar pjesë e së dielës

09/11/2018 18:51

Pak kohë më parë u përfol se Ervin Kurti nuk do të ishte më pjesë e ekranit të Top Channel.

Gazetari i showbiz-it i ka dhënë fund të gjithë thashethemeve, në një intervistë tërësisht ndryshe në “Pop Culture” me Xhesi Muçaj.

Teksa ka zbuluar të pathëna për vipat shqiptarë, Ervin Kurti ka pohuar se nuk do të largohet nga Top Channel, madje së shpejti do të rikthehet në janar me një rubrikë të veçantë showbizi, totalisht ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim, që do të transmetohet të dielave.

Ervin Kurti i bashkohet Edi Manushit, Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës në prezantimin e programit të së dielës.

Top Channel