Administrata e presidentit Trump ndërmori një hap të madh të enjten për të kufizuar pretendimet e azilit nga emigrantët, duke parashtruar një rregullore që do t’i bënte individët të papërshtatshëm për azil, nëse kalonin ilegalisht kufirin jugor të SHBA.

Sapo plani të hyjë në fuqi të plotë, që pritet të ndodhë në ditët në vijim, emigrantët që hyjnë në kufirin jugor të SHBA, do të kenë të drejtën e azilit vetëm nëse do të vijnë në portet zyrtare të hyrjes.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të përpiqemi të kanalizojmë pretendimet e azilit përmes porteve të hyrjes, ku kemi burime më të mira, kemi aftësi më të mira dhe fuqi punëtore më të mirë dhe staf për t’i trajtuar këto pretendime në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, tha zyrtari i administratës për gazetarët në një konferencë për shtyp të enjten.

Plani është masa më e fundit e administratës Trump për të kufizuar përshtatshmërinë e emigrantëve për azil në Shtetet e Bashkuara. Rregullorja do të prekë kryesisht emigrantët nga Guatemala, Honduras dhe El Salvador, që po kalojnë kufirin e SHBA me Meksikën, për të ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.

Top Channel