Kanë mbërritur në Kakavijë shtetasit e parë grekë që do të marrin pjesë në varrimin Kostandinos Kacifas. Autobusi i parë nga Athina mbërriti rreth orës 5:30.

Të mbërriturit thonë se vijnë nga Athina dhe qytete të tjera të Greqisë dhe se do të marrin pjesë në ceremoninë që do të mbahet për Kostandinos Kacifas.

“Kemi ardhur nga Athina për të qenë në varrim. Nuk e kemi familje heroin, por ishte shumë e rëndësishme për ne ta nderojmë. Në kufi nuk ishte e vështirë të kalonim”, thotë një grua.

“Unë jam nga Athina. Sapo mbërritëm për ceremoninë e varrimit. Jam këtu për të nderuar heroin tim, heroin tonë. Shumë të tjerë janë pas nesh, nuk e di saktë numrin e atyre që po vijnë, por janë shumë”, shprehet një djalë.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe qytetarë të tjerë nga Dropulli dhe bashkia tjetër minoritare e Finiqit.

Sipas një marrëveshjeje mes policive kufitare, ka numër të dyfishuar sportelesh në të dy krahët e kufirit, ndërsa masat e sigurisë përfshijnë, përveç kontrolleve, edhe skanimin e të gjithë autobusëve dhe mjeteve që po hyjnë në Shqipëri për ceremoninë mortore.

Top Channel