Eurodeputetja qipriote Eleni Theocarus ka mbërritur paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Theocarus ka deklaruar disa ditë më parë se çështjen e Kacifas do ta dërgonte në Parlamentin Evropian.

“Ai mund të arrestohej, por u vra. U ekzekutua nga policia shqiptare”, pati thënë eurodeputetja.

Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi i 35-vjeçarit.

Nga Greqia kanë ardhur në Bularat 5 autobusë me grekë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel