Në jurinë e Tirana International Film Festival (TIFF) është edhe regjisori iranian Ali Asgari, i cili flet ekskluzivisht për Top Channel për kriteret që ai do të ndjekë për përzgjedhjen e filmave më të mirë.

TCH: Jemi të lumtur që të kemi në Tiranë. Çfarë mendoni për këtë edicion të TIFF, përshtypja e parë, sepse mesa dimë keni mbërritur dje?

Asgari: Jam i lumtur që jam këtu, sepse festivali është pjesë e kualifikimeve për Oscar.

TCH: Por mbi çfarë kriteresh do të mbështeteni për përzgjedhjen e më të mirit ndër filmat e shkurtër?

Asgari: Gjëja e parë mbi të cilën do të gjykoj është emocioni që filmi më jep mua. Siç mund ta dini kinemaja dhe arti bazohet më së pari tek ndjenjat. Por përveç kësaj mendoj idea përtej filmit dhe gjërat që autori i librit dëshiron t’i transmetojë audiencës. Dhe po aq e rëndësishmë është mënyra dhe forma që ky autor përdor.

TCH: Si do ta vazhdojë rrugëtimin e tij fituesi?

Asgari: Nëse filmi bën pjesë në listën e kategorisë së filmave të shkurtër, shumë njerëz të tjerë mund të votojnë për të, nga Akademia dhe ata do të zgjedhin pesë filmat në nominim. Më pas të gjithë anëtarët e Akademisë votojnë për fituesin e kategorisë së filmave të shkurtër.

 

Top Channel