Ilir Meta u prit me entuziazëm nga arbëreshët e Italisë, ne vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Në Kalabri, Meta u takua me presidenti italian Sergio Mattarella, i cili e shoqëroi gjatë gjithë vizitës homologun shqiptar.

Fjalimin e mirënjohjes, Presidenti shqiptar e mbajti në kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona.

“Mirënjohje për arbëreshët që na ruajtën traditat dhe gjuhën e heroit brez pas brezi. Mirënjohje Italisë për mbështetjen për integrimin”, tha Meta.

Në këtë vizitë në Itali, Meta shoqërohej nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Top Channel